Monday , December 11 2017

Për herë të parë që nga viti 1918, a jeni gati për ditën më të rëndësishme të gushtit?

Ditën e hënë, më 21 gusht 2017, do të ndodhë një eklips total diellor që do të përfshijë të gjithë Amerikën, breg më breg, për herë të parë që nga viti 1918.

Kushtet e motit e lejojnë që i gjithë kontinenti të ketë mundësinë ta shohë zhvendosjen e Hënës para Diellit, duke shkaktuar në sipërfaqen e Tokës një hije të plotë për disa minuta.

Shkencëtarët janë duke bërë edhe planet për këtë eklips të rrallë që do të ndodhë pas tri javësh.

Nasa gjithashtu është duke shpërndarë informacionet e nevojshme që u duhen të gjithë qytetarëve amerikanë që duan ta ndjekin spektaklin live.

Eklipsi i plotë diellor fillon pranë qytetit Lincoln, Oregon, në orën 10:15 të mëngjesit (PDT) (ora 13:15 EDT). Gjithçka përfundon në orën 14:48 pranë Charleston, në Karolinën e Jugut. Eklipsi i pjesshëm do të fillojë më herët dhe do të përfundojë më vonë, por eklipsi total do të zgjasë rreth një orë e 40 minuta në të gjithë kontinentin. NASA do të financojë një mori projektesh shkencore që do të ndodhin gjatë kësaj periudhe unike kohore.

Për 21 gushtin nuk janë të pakta edhe teoritë konspirative, siç ndodh gjithmonë në fenomene të tilla astrologjike.

Sipas disa prej këtyre teorive, ky eklips do të shënojë fillimin e Apokalipsit dhe fundit të botës. Sipas teorisë së lidhur me këtë eklips, data 21 gusht shënon fillimin e një shkatërrimi shtatëvjeçar, ku qytetërimi në të gjithë botën do të përfshihet nga luftërat dhe shkatërrimet kozmike.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: