Tuesday , December 6 2016
zieni-lekure-bananeje

Përfitimet që ka organizmi juaj nëse i zieni lëkurat e bananeve

Rreth 50% të përfitimeve të bananës vijnë nga lëkura e saj. A e dinit këtë fakt? Me siguri pasi të shikoni përfitimet që sjell lëkura e bananes, që do t’i doni ato po aq sa frutin brenda lëvores.

Lëkura e bananes mund t’ju sjellë disa përfitime shëndetësore, edhe pse mund t’ju duket e çuditshme.

Ajo mund të ulë rrëzikun e diabetit në 12% dhe përmirëson proçesin e tretjes, për shkak të fibrave që përmban.

Ju siguron rreth 17% të vitaminës C në baza ditore dhe për pasojë ju forcon sistemin imunitar.

Ju siguron rreth 20% të vitaminës B-6 dhe ju ndihmon të rrisni nivelin e neregjisë.

Ju siguron rreth 12% të kaliumit në baza ditore, element i cili është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e qelizave, indeve dhe organeve.

Pasi keni parë përfitimet e lëkurës së bananeve, me siguri po pyesni veten se si duhet t’i konsumoni ato?!

Idealja do të ishte të merrnit lëkurën e bananeve jeshile sepse mbajnë të ngritur nivelin e dopaminës dhe serotoninës.

Gjithashtu, ideale për humbje në peshë është lëkura e bananeve jeshile sepse ka përmbajtje më të lartë të probiotike, e cila stimulojn procesin e rënies në peshë.

Merrni lëkurën e bananes dhe lajeni fort. Priteni në copa të vogla dhe ziejni për disa minuta. Pijeni lëngun e lëkurës së bananes çdo ditë, në mëngjes ose darkë. Lëngun e saj mund ta ëmbëlsoni me mjaltë të papërpunuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *