Thursday , December 8 2016
boti1

Përmbyset autoboti në aksin Elbasan- Pogradec, rrezik për shpërthim gazi (Video)

Një aksident rëndë ka ndodhur në aksin rrugën nacionale Elbasan- Pogradec, ku një autobot i ngarkuar me gaz ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përmbysur.

Aksidenti ka ndodhur pak kilometra larg Qafë Thanës, ku autoboti dyshohet se ka rrëshqitur  si pasojë e ngricave dhe akujve të krijuar në rrugë.

Drejtuesi i mjetit ka arritur të hidhet nga kamioni sapo ai ka nisur të përmbyset duke marrë disa lëndime në trup, por fatmirësisht ka shpëtuar.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën duke bllokuar edhe rrugën dhe mbajtur larg automjetet e tjera, pasi i tremben ndonjë shpërthimi të gazit.

“Noa.al”, ka siguruar foto dhe video nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *