Sunday , December 4 2016
arra

Përmirësoni humorin tuaj, me vetëm një grusht arra në ditë!

Gjendja shpirtërore e njeriut është shumë e rëndësishme, pasi nga ajo varet edhe “fati” i tij.

Nëse ke një gjendje shpirtërore jo të mirë  apo jeni të stresuar gjatë ditës, të jeni të sigurt që e tillë do shkojë dhe puna juaj.

Arrat mund të jenë zgjidhja juaj ideale, që t’ju përmirëjë humorin dhe t’ju largojë stresin. Por, duhet të dini diçka që,  efekti pozitiv vlen vetëm për të rinjtë, studentët universitarë dhe sidomos për meshkujt.

Kështu thotë një studim i universtetit të Nju Meksikos, i publikuar në revistën Nutrientes.  “Arsyen se përse nuk e kanë këtë efekt tek vajzat dhe të rriturit nuk e dimë pse”;  thotë Peter Pribis , autori i studimit.  Këshilla është që të hani një grusht me arra në ditë.

Të tjerë studiues thonë se, ka përbërës të ndryshëm tek arrat që mund të jenë përgjegjëse të përmirësimit të humorit tek meshkujt, si acidi alfa-linoleik, vitamina E, acidi folik, polofenolët dhe melatonina, shkruan noa. Por, ndoshta, sekreti mund të jetë tek kombinimi i të gjithë këtyre elementëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *