Sunday , December 11 2016
ushqimet

Përmirësoni kujtesën tuaj, duke konsumuar këto ushqime.

Çdo qelizë e trupit tonë dhe mirëfunksionimi i tij ka lidhje drejtpërsëdrejti me të ushqyerit. Prandaj, për një shëndet të mirë duhet të ushqehemi shëndetshëm.

Të ushqehesh shëndetshëm do të thotë të marrësh të gjithë vitaminat dhe proteinat, që trupi ynë ka nevojë.

Shpeshherë na ndodh që t’ua harrojmë vendin gjërave tona personale, dhe ndoshta kjo është një shenjë që ne kemi probleme me kujtesën.

Edhe pse në fakt, nganjëherë secilit nga ne i ndodh të harrojë diçka dhe kjo është normale, pasi mund të jetë pasojë e stresit, apo për shkak të moshës.EL

Mirëpo ekzistojnë disa ushqime të cilat e ndihmojnë dhe përmirësojnë proceset e trurit që të jenë më vigjilentë dhe më produktiv.

Ja disa nga ushqimet që ndikojnë në përmirësimin e kujtesës tonë:

– Frutat

– Perimet dhe arroret

– Mishi i peshkut

– Vezët

– Mollët

– Shafran i Indisë

– Gjethet e gjelbëra

Këto ushqime janë aleati më i mirë për përmirësimin e kujtesës, për shkak se janë të pasura me vitaminën B e cila luan rol të rëndësishëm në mirëfuksionimin e trupit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *