Thursday , April 19 2018

Përplasje ideshë mes PD – LSI – Bashki për Parkun “Rinia”

Miratimi i projekti vendor për zhvillimin urban të Elbasanit, ka sjellë përplasje ndërmjet këshilltarëve të djathtë atyre të LSi he Kryetarit të Bashkisë.
Nën kryetarja e këshillit bashkiak Zheni Gjergji, përfaqësuese e Partisë Demokratike, ka ngritur shqetësimet e saj lidhur me idenë që është hedhur ndër vite për rrugën që do të përshkonte Parkun Rinia, duke thënë se ishte përfshirë apo jo kjo ide në planin vendor.
Rudina Mita, ka folur në emër të këshilltarëve të LSI, ku ka kërkuar faturën financiare që do të kishin shpronësimet në rast prishjeje të ndërtesave në Parkun “Rinia”.
Kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini, ka pohuar në përgjigje të shqetësimeve të ngritura se paru “Rinia” do t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë dhe se nuk do të cënohet nga asnjë rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: