Saturday , March 23 2019
Loading...

Përplasje me armë zjarri në Elbasan, 3 persona humbin jetën.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku nga një përplasje me armë zjarri, 3 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një i huaj. Report Tv ka mësuar i huaji është nga Kolumbia. Dy shqiptarët  e vrarë janë Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh.

Tre personat kanë qenë në një makinë dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Dyshohet se përplasja me armë lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 3 të vrarët janë kthyer pak ditë më parë në Shqipëri pasi ndodheshin jashtë vendit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Katund i Ri’, ndërsa tre personat kanë qenë duke udhëtuar me makinë kur janë qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar.

Forca të shumta police në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë.