Sunday , May 26 2019
Loading...

Përse duhet të zgjidhni FASTIP në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës

Fakulteti i Studimeve të Integruara me Praktikën pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, fton studentët që të aplikojnë në programet e studimit që ofrohen pranë këtij fakulteti.

Përmes një njoftimi, FASTIP informon se duke paguar tarifën e një universiteti publik, ju do të merrni arsimim sipas sistemit të Akademive Profesionale të Landit Baden-Würtemberg, Gjermani, model suksesi për arsimim modern në mbarë botën.

➡ Si të aplikoni?

Ju mund të aplikoni përmes portalit universitar U-Albania në programet e mëposhtme të studimit.

Menaxhim i Bankave (program në gjuhën angleze)

Menaxhim i Hoteleri-Turizëm (program në gjuhën angleze)

Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (program në gjuhën angleze)

➡ Përse FASTIP në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës?

Çdo student që përzgjedh njërin nga programet e studimit të FASTIP-it në Universitetin publik “Aleksandër Moisiu” përfiton:

1. Mësimdhënie cilësore nga profesorë të huaj dhe vendas

Njohuritë më bashkëkohore të mësimdhënies nga profesorët e ftuar ndërkombëtarë dhe profesorët e brendshëm me përvojë të shkëlqyer akademike.

2. Garanci punësimi në profesion

Mbi 95% e studentëve të diplomuar në FASTIP janë punësuar menjëherë në kompaninë ku janë trajnuar profesionalisht për tre vite me rradhë.

3. Kurrikula në përputhje të plotë me nevojat e tregut

Kurrikulat e FASTIP janë hartuar nga një grup pune me ekspertë të huaj (GIZ Albania) dhe ekspertë vendas në përputhje me rezultatet e treguara nga studimi i tregut.

4. Njohje dhe përdorim i gjuhës angleze si gjuhë pune

Mbi 60% e orëve mësimore në FASTIP zhvillohen në gjuhën angleze.

5. Përvojë pune në profesion që në muajt e parë të fillimit të studimeve

Raport 50% teori (në auditorët e FASTIP) dhe 50% trajnim profesional në kompani në mënyrë që studenti të fitojë përvojë pune që sapo fillon studimet në këtë fakultet.

6. Ofertë punësimi që në auditor

Kompanitë rekrutojnë studentët tanë duke iu mundësuar, në të njëjtën kohë, status të dyfishtë: student dhe i punësuar i kompanisë.

Menjëherë pas përfundimit të programit tre vjeçar të studimit, studenti i FASTIP merr në dorë:

Diplomën Bachelor (diplomë me 180 kredite lëshuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës), me të cilën ka mundësi të vazhdojë studimet në programe Master brenda apo jashtë vendit;

Kontratën e punës nga kompania ku ka zhvilluar trajnimin profesional për tre vite me rradhë.

Për informacione të mëtejshme info@fastip.edu.al