Thursday , December 8 2016
14962803_620817648078812_8569638319895472147_n

Përse zogjtë gëlltisin mbetjet plastike që kanë mbuluar sipërfaqe të mëdha ujore

Përderisa plastika ekziston, pothuajse të gjitha oqeanet dhe sipërfaqet urjore janë gradualisht “të pasuruara” me këtë komponent, kështu është normale që në çdo formë të mundshme qindra lloje zogjësh t’i gëlltisin në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi.

Ky është cilësuar si një fakt i habitshëm që kafshët dhe zogjtë mund të gëlltisin mbetje të ndryshme plastike, por është një e vërtetë që ekziston dhe shihet shumë shpesh.

Po, cila është arsyeja që këta zogjë tërhiqen nga plastika dhe pse gëlltisin ata një objekt të tillë?

Pikërisht një studim i ri ka propozuar tashmë një përgjigje në lidhje me sjelljen e zogjëve që gëlltisin plastikë dhe kjo është era e plastikës që i përngjan ushqimit të tyre.
Për të kuptuar më mirë se çfarë ndodh ju duhet të njiheni me fillimin e zinxhirit ushqimor që fillon nga algat.

Shumë alga janë ngrënë nga disa lloje kafshësh detare, ku në vetvete pikërisht këto kafshë detare janë bërë burim ushqimi për lloje të tjera kafshësh.
Megjithatë kur algat janë shkatërruar, molekula përbërëse e tyre, lëshon një aromë shumë tërheqëse dhe meqë mbeturinat plastike sigurojnë një platformë ideale për zhvillimin e algave, zogjtë bëjnë gabimin e tyre dhe i gëlltisin këto mbetje.

Ky është një kurth i ngritur vetëm nëpërmjet nuhatjes, shpjegojnë studiuesit që janë marr me këtë hulumtim.

Pikërisht ata e konkretizojnë këtë fakt duke e përshkruar erën e plastikës si një zile që bën thirrje për të ngrënë ushqimin.

Këto dhjetë vitet e fundit kur sasia e plastikës është dyfishuar në oqeanet e botës edhe zogjtë që kanë ngordhur nga gëlltitja e saj janë shtuar shumë. Thuhet se gati 200 specie që ushqehen me këto mbetje janë vënë në listën e rrezikut për zhdukje, citon elbasani plus.

14938315_620817698078807_974068512550741740_n 14991967_620817661412144_6234083481972277598_n 14962803_620817648078812_8569638319895472147_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *