Wednesday , October 18 2017
Loading...

Përurohet kopshti i ri/ Sejdini: Prioritet i Bashkisë Elbasan investimet në arsim

Rreth 45 fëmijë të arsimit parashkollor në fshatin Hajdaran këtë vit frekuentojnë një ambjent të përshtatshëm, me të gjitha kushtet e nevojshme. Për të përuruar godinën dhe për t’i ofruar mbështetje komunitetit, por edhe vogëlushëve ishte kryetari i bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini. Ai u shpreh se veç institucioneve arsimore në zonat urbane këtë vit plotësojmë të gjitha shkolla me restaurim, përfshirë edhe ato në njësitë administrative.
Prioritet i bashkisë Elbasan për 2 vitet në vazhdim është të përfundojë investimet në sistemin parashkollor dhe atë 9 vjeçar. 
Edhe prindërit së bashku me fëmijët u shprehen të kënaqur me ambientin e ri, i cili tashmë është shndërruar në një strehëz të ngrohtë.
Prej 10 vitesh kopshti i fëmijëve në fshatin Hajdaran, Njësia Administrative Shushicë, ishte sistemuar në një ambient privat, i cili nuk ofronte kushtet e duhura për vogëlushët që ndjekin arsimin parashkollor

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: