Saturday , December 3 2016
vaj_kokosi

Përveç gatimit, vaji i kokosit përdoret edhe…

A e kishit menduar ndonjëherë se, përveç gatimit,  cili vaj mund të kishte dhe përdorime të tjera? Shumë e thjeshtë! E kemi fjalën për vajin e kokosit nga i cili mund të keni dhe shumë përfitime të tjera. Vaji i kokosit përmban një kombinim të zinxhirëve të acideve yndyrore, të cilat zotërojnë antioksidante të shumtë. Këto antioksidantë ndihmojnë trupin tuaj për të përthithur të gjitha vitaminat dhe mineralet që i duhen, në këtë mënyrë ato bëjnë që të funksionojë siç duhet trupi ynë për të luftuar radikalet e lira të cilat shkaktojnë dëme që në nivel qelizor. Vaji i kokosit ka trajtë të ngurtë, por sapo ta hidhni në dorë apo në sipërfaqe të ndryshme ai do të shkrihet. Përdorimet dhe përfitimet e vajit të kokosit:
1.Gatim
2. Përshpejton procesin e humbjes në peshë
3. Ai mund të përmirësojë cilësinë e flokëve tuaj
4. Lufton infeksionet dhe  përmirëson sistemin tuaj imunitar
5. Hidraton lëkurën tuaj
6. Ndikon pozitivisht në funksionimin e trurit dhe ndihmon njerëzit me Alzheimer
Në mënyrë që të gëzoni të gjitha përfitimet e mrekullueshme që ky vaj ka për të ofruar, filloni ta përfshini vajin e kokosit në rutinën tuaj të përditshme dhe në regjimin tuaj ushqimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *