Friday , December 15 2017

PESHËNGRITJE/ Trajneri Leonard Toska: Jam krenar për djemtë e ekipit që arritën rezultate pozitive në Prishtinë.

Tre sportistë të ekipit të peshëngritjes së Shtërrmenit, javën që kaloi morën pjesë në një aktivitet në Kosovë. Në Prishtinë u zhvillua kupa “Adem Jashari”, ku morën pjesë pesë ekipe të ndryshme. Ekipi i Shtërmenit u përfaqësua në këtë garë me këta sportistë: Antonino Luli i peshës 56 kg, Roalb Kuqja po 56 kg dhe Alent Elezi i peshës 69 kg. Ata arritën rezultate pozitive dhe tepër të kënaqshme, duke përfaqësuar denjësisht ekipin e Shtërrmenit.

Trajneri i tyre Leonard Toska është gëzuar shumë dhe për gazetën “Sport Ekspres” është shprehur se: “Jam vërtetë krenarë për këta djemë të mrekullueshëm, që bënë një garë cilësore dhe të bukur. I përshëndesë të tre djemtë, që janë e ardhmja e peshëngritjes Shqiptare. Falenderojë shumë dhe njeriun që e do sportin biznesmenin Theodhor Masllavica, që sponsorizoi ekipin e Peshëngritjes në këte garë.

Përsa i përketë tre sportistëve të mi ata do të pretendojnë të shkojnë në lojrat olimpike që do të vijnë, pasi janë me të vërtetë peshëngritës të talentuar. Unë kam nxjerr dhe vazhdoj të nxjerr sportistë që do trondisin europën dhe botë në garat që do të vijnë.

Kemi marrë medalje dhe kemi dhuruar spektakël në Prishtinë, duke kënaqur pa masë të gjithë publikun e pranishëm. Përpara na presin shumë sfida dhe gara të forta, kështu që do të vazhdojmë të përgatitemi intensivisht. Brenda javës do të ftojmë mysafirët e Prishtinës, ku do zhvillojmë një kupë simbolike në Shtërmenë në nder të një ish-sportisti të nderuar.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë shumë ekipe dhe do të sponsorizohet përsëri nga Theodhor Masllavica”, -thotë trajneri i Shtërmenit Toska.

Gjithashtu trajneri i peshëngritjes shpreh mirënjohjen e tij edhe për presidentin e Turbinës Gentian Gjoka, i cili ka sponsorizuar dietat dhe trajtimin ushqimor për sportistët e Shtërmenit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: