Tuesday , December 6 2016
vasili-beqaj-el

Petrit Vasili debat me Ilir Beqajn: Premtimi i shëndetësisë falas i pamundur të realizohet.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj raportoi dje në Komisionin e Shëndetësisë për buxhetin e vitit 2017 që do t’i akordohet institucionit që ai drejton.

Shëndetësia falas, premtimi i Qeverisë Rama dhe i ministrit Beqaj ka qenë shkak për debatet mes tij dhe Petrit Vasilit të LSI e Albana Vokshit të PD.

Petrit Vasili, ish-ministër i Shëndetësisë, është shprehur se nuk mund ta pranojë termin shëndetësi falas pasi kjo është diçka e pamundur, kjo edhe për shkak se ky sistem është miks, pra financohet nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat nga kontributet.

Debatet:

Petrit Vasili: Në gjuhën e popullit është shërbimi falas. Nuk e kam besuar fjalën falas. Ky premtim për një mijë arsye objektive është i pamundur të realizohet.

Ilir Beqaj: Ne kemi përfunduar këto ditë dy projekte të rëndësishme. Është një vlerësim dhe pajisje 9.3 milionë Euro.

Petrit Vasili: Kam edhe një vërejtje që ka lidhje me çështjen e investimeve. Pjesa delikate e gjithë këtij buxheti në radhë të parë për mua janë investimet. Nuk më duket korrekte që të referohet se në pjesën e investimeve janë edhe PPT-të. Shohim se këtu ka një rënie të investimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *