Monday , December 5 2016
pijeeeeeeeee

Pija që pastron mëlçinë dhe largon toksinat nga trupi

Një nga gjërat më të rëndësishme që duhet t’i bëni trupit, herë pas here, është pastrimi i mëlçisë. Nëse toksinat qëndrojnë gjatë në trup mund të shkaktojnë probleme me kalimin e kohës. Me recetën e thjeshtë që po ju propozojmë, jo vetëm do pastroni mëlçinë por do rrëzoni edhe pak kilogramë në zonën përreth barkut.

Përbërësit:
3 limona biologjikë
1 filxhan majdanoz të pastruar e të prerë
5 degë selino
6 gota ujë

Përgatitja:

Majdanozin, selinonë dhe limonat hidhini të gjitha në mikser për t’i bërë në formë pureje. Masën bashkojeni me ujin dhe përziejeni mirë. Duhet të pini dy gota prej lëngut, herët në mëngjes, pa konsumuar ende ushqim. Lëngu është i mjaftueshëm për tre ditët që do të vazhdojë ‘kura e ujit’. Gjatë këtyre tre ditëve evitoni ushqimet e rënda me shumë yndyrë sepse përndryshe humbet efekti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *