Pijet e gazuara shkaktojnë diabet - ElbasaniPlus
Friday , March 24 2017

Pijet e gazuara shkaktojnë diabet

Shkencëtarët paralajmërojnë se, konsumimi i vetëm një kanoçe me pije të gazuar çdo ditë mund të ketë pasoja të rënda në shëndet.

Të rriturit që konsumojnë një pije çdo ditë kanë 46% më shumë gjasa të preken nga para-diabeti, kur nivelet e glukozës në gjak janë më të larta se normalja.

Nëse diagnostikohet herët, mund të luftohet nëpërmjet ndryshimeve të mënyrës së jetesës, si ndjekja e një diete të shëndetshme dhe aktiviteti fizik.

Por, nëse lihet pa trajtuar, mund të çojë në zhvillimin e diabetit të tipit 2, i cili, nëse nuk menaxhohet siç duhet, mund të sjellë pasoja shumë më të rënda dhe fatale, si për shembull ataku në zemër.
Gjithashtu , pijet e ëmbla, rrisin rezistencën e insulinës, e cila është një nga faktorët e rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2.

Hulumtuesit shkencor nga Universiteti Tufts, në Masaçustes, analizuan të dhënat e më shumë se 1500 të rriturve të moshës së mesme për një periudhë 14-vjeçare.

Pjesëmarrësit nuk kishin pasur asnjëri diabet në fillim të studimit. Të gjithë ata raportuan për sasinë e pijeve të gazuara që konsumonin.

Ata që kishin konsumuar më shumë pije energjike kishin një rrezik më të lartë për t’u prekur nga para-diabeti.

“Rezultatet sugjerojnë se konsumimi i lartë i pijeve të ëmbla rrit gjasat e zhvillimit të shenjave të para paralajmëruese të diabetit të tipit 2”, deklaron dr. Nicola McKeown, autorja kryesore e studimit.

“Nëse nuk bëhen ndryshime në mënyrën e jetesës, individët me para-diabet janë në trajektore për zhvillim të diabetit”.

Dr. McKeown thotë se duhet të bëhen më shumë kërkime në lidhje me efektet afatgjate të pijeve të gazuara, duke qenë se studimet e mëparshme kanë rezultate të ndryshme.
Studimi është publikuar tek “Journal of Nutrition”./Shëndeti.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: