Thursday , December 8 2016
30-tetor_pijet_e_gazuara_111987

Pijet me gaz, dhe e vërteta e hidhur rreth tyre.

Në ditët e sotme konsumimi i pijeve me gaz po kap shifra alarmante, ato konsumohen nga çdo moshë dhe mesatarisht një person konsumon rreth 95 litra pije të gazuara, duke përfshirë këtu edhe ujin.

Por, konsumimi i rregullt i pijeve me gaz të pasura me sheqerna rrit shanset për zhvillimin e tipit 2 të diabetit, edhe tek personat që nuk kanë probleme me peshën.

Në një studim të fundit, shkenctarët britanikë sugjerojnë se zgjidhja për pakësimin e numrit të personave me diabet është moskonsumimi i pijeve me gaz.

“Përfitimet do të jenë tek të gjithë ata që do të reduktojnë pijet e gazuara, pavarsisht peshës që kanë”, shprehet për BBC doktor Fumiaki Imamura, drejtuesi i studimit.

Studimet prej kohësh kanë paralajmëruar për lidhjen që ka mes obezitetit, pijeve me sheqer e ëmbëlsues artificialë, dhe diabetit. Por studimet e fundit kanë vënë re se diabeti ndonjëherë është i lidhur drejtpërdrejt me konsumimin e pijeve të gazuara, pavarsisht peshës trupore. Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se masa e reduktimit të tipit 2 të diabetit nuk mund të ulet vetëm duke hequr konsumimin e pijeve të ëmbla me gaz, por për këtë rekomandohet dhe aktiviteti fizik e masa të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *