Saturday , December 10 2016
15193538_630636603763583_3880475347810048904_n

Piramida prej akulli vjen në ndihmë të mjedisit gjatë ngrohjes globale:

Piramidat e akullit të ndërtuara së fundmi janë realizuar për të ndihmuar ndaj rrezikut të zhdukjes së akullnajave.

Ngrohja globale është dhe shkaku për një seri fatkeqësish natyrore, të cilat gjithnjë e më shumë po sjellin reduktimin e madh të akullnajave sidomos në Himalajë. Këto zona akullnajore të planetit tonë janë veçanërisht të rëndësishme, por sipas Unionit Evropian të Gjeoshkencës deri në vitin 2100 rreth 70% e këtyre akullnajave mund të zhduket.

Në këtë mënyrë inxhinieri indian Sonam Wankgchuk, i cili ka lindur në këto rajone malore, pikërisht në veri të Ladakh(në mes të Karakorum dhe Himalaje), është dhe arkitekti që ka realizuar një iniciativë që duket shumë provokuese e që mund t’i përgjigjet efektivisht nevojave të rajoneve të ndryshme të botës.

Në të vërtetë Wankgchuk ka filluar ndërtimin e këtyre piramidave prej akulli. Këto piramida të quajtura prej tij “stupe”, janë ndërtuar duke përdorur tuba, të cilët transportonin ujin duke e kthyer më pas në akull. Uji në fillim është i vendosur në zonat më pak të ekspozuara nga dielli në mënyrë të tillë që akulli të mos shkrijë deri në periudhën e verës.

15284806_630636613763582_1209927642827973610_n
Me këtë projekt ky inxhinier fitoi dhe çmimin Rolex Award, në lidhje me përpjekjen e tij për të përsosur akoma më shumë teknologjitë dhe teknikat që përshtaten ndaj ndryshimeve klimatike dhe duke ndihmuar në këtë mënyrë në sigurimin e ujit në këto rajone dhe në stinët e nxehta. Kështu sipas tij mendohet se numri i këtyre piramidave të akullit do të shtohet dhe më shumë, duke iu ardhur në ndihmë rajoneve ku ngrohja globale është më e madhe.

Sipas studiuesve piramidat prej akulli janë një zgjidhje ekonomike, të cilat do t’ju vijnë në ndihmë popullsisë lokale të këtyre rajoneve. Ideja e Wangchuk është duke u mirëpritur edhe në vende të tjera, të cilat e vlerësojnë dhe e mendojnë si një kuriozitet që do të ketë shumë tërheqje turistike. Megjitahtë e rëndësishme është që këto piramida prej akulli do të bëhen një burim i ujit në qoftë se akullnajat vazhdojnë të tkurren akoma më shumë gjatë ngrohjes së madhe globale, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *