Sunday , November 19 2017

Pirlo lë futbollin, legjenda italiane largohet në heshtje

Andrea Pirlo tërhiqet përfundimisht nga futbolli. Ai u fut si zëvendës në minutën e ‘85 duke luajtur minutat e fundit në karrierë, të cilën e mbylli me ekipin New York City-it.

Rrugëtimi i tij nisi në vitin 1995 me ekipin e Breshias, ndërsa tre vite më vonë u bë pjesë e Interit. Tek zikaltërit nuk kaloi një periudhë të mirë dhe u largua si një lojtar i pavlerë në vitin 2001. Nga kjo situatë përfitoi Milani me të cilin luajti 10 vite. Tek kuq e zinjtë Pirlo kaloi periudhën më të artë në karrierë duke u shndërruar në një ndër mesfushorët më të mirë në botë.

Ndërsa në sezonin 2011-2012 u transferua tek ekipi i Juventusit për t’u transferuar më pas tek NY City në Major Leauge Socer në verën e vitit 2015. Gjatë këtyre viteve mesfushori ka fituar plot 17 trofe ku përfshihen 6  tituj kampion në Seria A, dy Champions League, dy kupa italie, tre superkupa, një botëror klubesh dhe është shpallur dy herë fitues i superkupes së Evropes. Ndërsa kulmin e tij si futbollist e arriti në vitin 2006 ku fitoi Kupën e Botës në finalen e Berlinit përballë francës së Zinedine Zidane. Me kombëtaren italiane numëron 116 paraqitje dhe 13 gola të shënuar.

Burimi: Klan Plus

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: