Saturday , December 3 2016
ambulance4

Po mbidhte bimë medicinale, bie nga mali dhe dëmtohet rëndë 46-vjeçari

Një 46 vjeçar me inicialet N.M është lënduar rëndë, pasi ishte duke mbledhur bimë medicinale në mal. Burime nga policia bëjnë me dije se i lënduari është banues në lagjen nr.3, Sarandë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 11:40, në malin e Sarandës pranë zonës së “Kasolles”, ku 46 vjeçari kishte shkuar për të mbledhur bimë medicinale dhe dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë në një terren të vështirë.

Për pasojë e rrëzimit ai ka marrë dëmtime në trup, kokë dhe në të dyja këmbët. Menjëherë pas njoftimit i lënduari është transportuar me helikopter nga vendi i ngjarjes drejt Tiranës, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *