Thursday , December 8 2016

Po ndodh tani/ Belsh, tritol për prishjen e godinës (Foto)

Godina katër katëshe që gjendet në qendër të qytetit të Belshit do të prishet me tritol. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mësohet se ka kërkuar ndihmën e specializuar të forcave Xhenio, për shembjen e këtij objekti.

Mësohet se mesditën e sotme, specialistë të repartit Xhenio, kanë mbërritur në Belsh dhe tashmë po merren me minimin e ndërtesës.

Aktualisht këta punonjës janë duke kryer shpime në kolonat qendrore të objektit, ku më pas do të futet eksplozivi c4.

Shembja e kësaj ndërtese nëpërmjet shpërthimit duket se është e vetmja mënyrë, pasi godina është shumë e lartë dhe nuk mund të prishet me eskavatorë, siç u aplikua në objektet e shembura ditë më parë.

godina

Mësohet se IKMT ka ende 5 objekte për të prishur në Belsh, ku do t’i hapë rrugën më pas firmës përkatëse për vijimin e procesit të planit urbanistik.

Godina katër katëshe që po minohet aktualisht, është objekti më i madh që do prishet përgjatë brigjeve të liqenit të Belshit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *