Thursday , December 8 2016
ruko

‘Po më vdes babai në burg’/ E vërteta e vajzës që i hodhi salcën në kokë ministres

Studentja më e famshme në Shqipëri, Mirela Ruko, e cila është bërë protagonistja e momentit pasi dy ditë më parë i hodhi salcën në kokë ministres së arsimit, nuk ka një jetë si të gjithë studentët e tjerë të cilët problemin më të madh mund ta kenë mungesën e parave apo shkollën.

Në fakt pas asaj vajze veprimi i të cilës u quajt vandal nga ana e politikanëve, qëndron një vajzë, një bijë dhe një motër e fortë. E cila edhe në vuajtjen më të madhe të saj ngre kokën për të kërkuar shpresën nga ku do të kapet.

Me 20 gusht të këtij viti Mirela përmes një letra për ‘JOQ’, ka kërkuar ndihmë publikisht për babain që po i vdiste në burgun e Fierit.

“Ndihmë, po më vdes babai në burgun e Fierit”, këto ishin fjalët e një vajze që përveçse vuante nga varfëria, vuante më së shumti nga sëmundja që po i merrte jetën babait të saj në burg.

Ja letra e saj

“Përshëndetje JOQ. Po ju shkruaj pasi dua të tregoj që edhe brenda në burg, të gjitha punët bëhen me mik. Babai im është dënuar 3 vjet e 4 muaj për kalim kufiri të paligjshëm, pavarësisht se ai është kapur brenda territorit shqiptar. Përveç kësaj pjese ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore, ku ka nevojë për vizita të vazhdueshme shëndetësore. Kemi kontaktuar me qendrën e Elsingut që merret me të tilla çështje dhe për fatin e mirë një periudhë kohe na ndihmuan kur ishte në burgun e Shën Kollit, por sapo u transferua në burgun e Fierit gjithçka ndryshoi.

Ne nuk jemi në gjendje të mirë ekonomike dhe nuk mund t’ia sigurojmë të gjitha ilaçet, megjithatë jemi përpjekur t’i blejmë ato më të domosdoshmet, gjë që pjesën tjetër mund t’ia sigurojë urgjenca që ndodhet brenda në burg por jo, nëse ti s’e ke mik drejtorin atëherë ti bej ç’të duash. Mund edhe të vdesësh. Gjendja e tij s’ka qenë mirë kohët e fundit dhe ai ka kërkuar ndihmë për ta vizituar në spital, por përgjigja ka qenë e prerë që jo. Pasi në spital shkojnë veç ata që korruptojnë shefin e burgut dhe policët. Dua tu bëj thirrje organeve përkatëse të bëjnë kontroll në këtë burg pasi jo vetëm ka korrupsion, por po rrezikohen edhe jetë njerëzish.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *