Policia e Elbasanit bën ‘namin’, në një muaj 242 persona të proceduar dhe…

Drejtoria Vendore e Policisë ? Elbasan gjatë muajit tetor 2019

➡Gjatë muajit tetor kanë vijuar kontrollet nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe për zbardhjen e dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme.

✅Gjatë muajit tetor janë proceduar penalisht 242 shtetas, për vepra të ndryshme penale, nga të cilët: 63 janë arrestuar, 5 janë ndaluar, 162 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dhe 12 janë shpallur në kërkim.

✅Janë zhvilluar dhe finalizuar 3 operacione dhe konkretisht:

▪Operacioni policor “Progër”, për goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i të cilit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva, u vunë në pranga 4 shtetas dhe një tjetër u shpall në kërkim policor.

▪Operacioni policor “Përpunimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 gr. kokainë dhe 3 peshore.

▪Operacioni policor “Zavalina”, për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve, si rezultat i të cilit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 m3 dru, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 6 shtetas.

✅Falë bashkëpunimit, ndërgjegjësimit dhe besimit të komunitetit, u procedua penalisht një shtetas dhe u sekuestrua një arsenal municionesh luftarake.

✅Policia e Elbasanit, gjatë muajit tetor, falë reagimit të shpejtë dhe profesional, ka bërë të mundur parandalimin e mëtejshëm të tri konflikteve në familje që mund të kishin pasoja të rënda për jetën, duke vënë në pranga 3 shtetas.

✅ Në vijim të zbatimit të planit të masave nga Policia Rrugore e Elbasanit?, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, gjatë muajit tetor janë arrestuar 37 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe 19 janë proceduar në gjendje të lirë.

Si rezultat i këtyre kontrolleve të shtuara janë pezulluar 120 leje drejtimi dhe janë vendosur✍ 3 720 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

✅Policia e qarkut Elbasan falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe i fton për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë në nr. unik 112 të Policisë së Shtetit dhe në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke u garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë dhe profesional të Policisë??.