Saturday , December 10 2016
policia-elbasanit-naten

Policia Elbasan arreston 2 të dehur.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasve:

  • B B, 58 vjeç, banues në Tiranë

Arrestimi i tij, u bë pasi duke drejtuar mjetin me targa AA 926 MU, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Bradashesh, u ndalua dhe u konstatua se drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

  • P J, 61 vjeç, banues në Rrogozhinë

Arrestimi i tij, u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “BMW” me targa KJ 8540A, në aksin rrugor Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Papërr, u ndalua dhe u konstatua se drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për  veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur” parashikuar  nga  neni 291 i Kodit Penal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *