Monday , May 28 2018
Loading...
Loading...

Policia Elbasan në bashkëpunim me FNSH-Fier arrestojnë 1 person me armë në Elbasan.

Kontrolle në të gjitha akset rrugore dhe në qytet për kapjen e të personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme.
Kontrollet, nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH-Fier, në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë.
Gjatë kontrolleve, është kapur dhe arrestuar në flagrancë një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete.
Personi i arrestuar është edhe me arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me 15 fishekë si dhe një automjet.
Në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e policisë Elbasan në bashkëpunim me FNSH-Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, si dhe për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kanë evidentuar dhe kapur një shtetas që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.