Saturday , December 10 2016

Policia Elbasan sqaron videon e publikuar në rrjetet sociale

Në lidhje me një video të publikuar  paraditen e sotme  në rrjetet sociale për një rast dhune,  ku tre vajza dhe dy djem kanë ushtruar dhunë  ndaj një të riu, ju informojmë se:

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë reaguar menjëherë pas publikimit duke bërë identifikimin dhe  shoqërimin e personave të publikuar në video.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  ka rezultuar se video e publikuar është bërë në Janar të vitit 2014, kur dhe ka ndodhur ngjarja.

Personat e perfshire janë shoqëruar ne momentin e ngjarjes rreth dy vjet e gjysme me pare, dhe pas disa ditësh i kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan  falënderon median dhe publikun për bashkëpunimin dhe fton ato të  denoncojnë çdo rast shkeljeje të ligjit.

Për shkak të pamjeve të rënda ElbasaniPlus vendosi që të mos e publikojë videon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *