Prej 8 ditësh nuk kishte dalë nga shtëpia, 65-vjeçarin nga Elbasani e gjejnë pa jetë.

Një 65-vjeçar është gjetur i pa jetë ditën e sotme në lagjen “Luigj Gurakuqi”, Elbasan. Policia bën me dije se bëhet fjalë për Engjel Hasekiun, i cili jetonte i vetëm në banesë dhe nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Raportohet se 65-vjeçari prej datës 18 shtator nuk ka dalë nga shtëpia, çka dyshohet se ka qenë prej 8 ditësh i vdekur në banesën e tij.

Blutë e Elbasanit sqarojnë se kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekje se 65-vjeçarit.