Saturday , December 3 2016

Prezantohet në qendër të Elbasanit projekti “Apliko dhe nënshkruaj elektronisht”

“Apliko dhe nënshkruaj elektronikisht”, është ky projekti i ndërmarrë nga ministria e Inovacionit. Ky shërbim u jep mundësi qytetarëve që të aplikojnë nga shtëpia për shërbime të ndyshme pa qenë nevoja të paraqiten në zyrë, si kartë shëndëti, ankesa etj.

Projekti në fjalë synon që t’i japë fund radhëve të gjata nëpër zyra si dhe ul korrupsionin dhe mundësinë e falsifikimit të firmës.

harito-el

Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Qazim Sejdini, tha se shërbimi online është shumë i rëndësishëm pas ulë jo vetëm burokracitë por ofron shërbimin tek qytetari kudo ndodhet ai.

harito-el2

Zyrat me një ndalesë funksionojnë në të gjitha njësitë administrative 12 orë në ditë. Ministrja e Inovacionit Milena Harito, pohoi se kohët ndryshojnë prandaj edhe kërkohet të përshtatemi me teknologjinë në mënyrë që qytetari ta marrë shërbimin On line.

harito-el3

Më tej Harito tha se Bashkia Elbasan ka qenë një promotore e këtyre projekteve të cilat do të përhapen në të gjithë Shqipërinë.

haritoja

Modernizimi i shtetit është një ndër prioritetet tona tha znj. Harito, duke rritur ndjeshëm edhe investimet në dixhitalizimin e të gjitha instutucioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *