Sunday , December 11 2016

Prishja e objekteve në Belsh/ Ja afati i fundit

10 tetori është afati i fundit për pronarët e objekteve që do të shemben në qytetin e Belshit. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka informuar zyrtarisht nëpërmjet një shkrese këtë urdhër për të gjitha ato subjekte që parashikohen të shemben buze liqenit.
Mesditen e djeshme janë parë në qytet disa inspektorë të IKMT-së të cilët kanë shkuar në çdo biznes duke dërguar shkresën.
Mësohet se ka pasur edhe debate dhe tensione midis pronarëve dhe përfaqësuesve të IKMT-së pasi është e natyrshme që kjo ndërhyrje ka një impakt të madh social duke penalizuar palën e interesuar.
Sipas burimeve për portalin tonë, pas lirimit të këtyre objekteve, pritet që të nisë edhe shembja e objekteve. Nje ndërhyrje e tillë në Belsh bëhet në kuadër të Ansamblit të Rilindjes Urbane që synon ta shndërrojë këtë qytet në një destinacion të mirëfilltë turistik.

doku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *