Monday , June 26 2017

Prishtina dhuron gjak për të lënduarit në aksidente.

Sot në sheshin “ZahirPajaziti”, organizohet dita për dhurimin e gjakut për personat e lënduar në aksidente trafiku.

Ky aktivitet po organizohet nga Policia e Kosovës, OSBE, Kolegji i Shkencave të Aplikuara ‘Tempulli’ dhe KUSA, në kuadër të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave të Trafikut Rrugor, e cila në krejt botën shënohet të dielën e tretë e muajit nëntor.

Aktivitetet kanë filluar dje dhe do të zgjasin deri të dielën.

“Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore në botë, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave. Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: