Saturday , December 10 2016

Pritë fugonit që shpërndante qumështin. Vritet një person.

Një person ka mbetur i vdekur mëngjesin e ditës së sotme në rrugën e vjetër në Torovicë të Lezhës në kufirin me Shkodrën gjatë një tentative grabitje.

Sipas të dhënave të para nga policia lokale, autori ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një furgoni ku po udhëtonin dy persona, kushërinj të parë.

Nga të shtënat me armë zjarri pasagjeri Ajet Qokthi 26-vjeç ka mbetur i vdekur, ndërsa drejtues i mjetit Agron Qokthi, kushëriri i parë u ka shpëtuar plumbave.

26-vjeçari bashkë me kushëririn e tij po udhëtonin me furgon nga Shkodra si çdo ditë për të mbledhur qumështin e bagëtive në zonën e Torovicës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Pista e parë ku po hetohet është grabitja, pasi po i njëjti furgon është tentuar të grabitet edhe para tre viteve në të njëjtën zonë.

Autori duke ditur itinerarin e lëvizjes së furgonit, që çdo ditë mblidhte qumështin në zonën e Torovicës dyshohet se i ka zënë pritë për ta grabitur.

Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e mjetit që ishte me viktimën në makinë në momentin që u qëlluan me armë zjarri për të identifikuar autorin.

Efektivët e policisë lokale kanë nisur hetimet, ndërsa po bëhet krehja e zonës për arrestimin e autorëve./shqiptarja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *