Tuesday , December 6 2016
debore1479215236

Problemet shëndetësore që shkakton ndryshimi i motit

Ndryshimet e motit shkaktojnë shumë probleme. Bronhitis, ulçerat në stomak, sulmet në zemër etj janë disa nga sëmundjet më të rënda që manifestohen.

Ndryshimet e shpeshta dhe të papritura të temperaturës, presioni i ajrit dhe niveli i lagështisë spjegojnë depresion, trashje etj, thonë ekspertët nga Universiteti Aberdeen në Skoci.

Pacientët e moshuar me sulme në zemër dhe asmatikët janë më të rrezikuar. Metabolizmi i të moshuarve është i ngadalshëm dhe për këtë arsye ka ndikim të madh mbi ta.

Sipas ekspertëve grupi tjetër i rrezikuar prek fëmijët nën moshën 15 vjeç.

Sulmi në zemër

Temperaturat e ulëta kontribuojnë në trashje të gjakut dhe rrisin rrezikun e trombozës koronar dhe vertebrale, njërat ndër shkaktarët kryesor të sulmit në zemër.

Ndryshimi i temperaturës në një kohë të shkurtër prej vetëm disa gradë shkakton ngushtimin e arterieve, rrjedhjen e kufizuar të gjakut dhe mungesa e oksigjenit që arrin në zemër për shkak motit të ftoftë më shpejt pompon gjaku për ta mbajtur nxehtësinë e trupit, thonë ekspertët e Institutit gjerman për hulumtimin e ndikimit të klimës në shëndet.

Dhimbje në nyje

Për shkak të ndryshimeve atmosferike, niveli i lëngjeve që i mbulon nyjet ndryshon dhe shkakton dhimbje, spjegon Robert Muts profesor i reumatologjisë në spitalin e Londrës “Aintre”.

Migrena

Moti i vranët është shkaktar i migrenës. Për shkak të erës, enët e gjakut të hipotalamusit bymehen, dhe shkaktojnë dhimbje të rënda koke.

Ndezjet e veshit

Kur ishin në pyetje personat që jetojnë në zonat me lagështirë, hulumtuesit amerikan vërtetuan se tek ata problemet më të shpeshta jën infeksionet e veshit.

Nëpërmjet kanalit të veshit mblidhet lagështia që është habitat i përshtatshëm për bakteret që shkaktojnë inflamacion.Infeksioni parandalohet duke mbajtur kapelë dhe kufje.

Paraliza e fytyrës

Paraliza faciale (paraliza e BELL) është një sëmundje që prek vetëm njërën anë të fytyrës dhe vjen nga prekja e nervit të shtatë të kokës. Është një sëmundje nga e cila preket një përqindje e madhe e popullsisë.

Temperaturat e ulëta janë njëri ndër shkaktarët kryesor të kësaj paralize. Prandaj për ta parandaluar këtë lloj paralize gjatë ditëve të ftofta mbështjelleni fytyrën me shallë të ngrohtë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *