Wednesday , November 13 2019
Loading...

Procedohen pronari dhe kamarieri i një lokali në Elbasan, çfarë iu gjeti policia

Procedohen penalisht pronari dhe kamerieri i një lokali në Elbasan, pasi akuzohen për ushtrim të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Sipas njoftimit të policisë, po hetohen në gjendje të lirë shtetasit me inicialet G.H., 32 vjeç, (pronari i lokalit) dhe Xh.Ç., 26 vjeç, ( kamarieri), të dy banues në Elbasan.

Në ambientet e lokalit, kamarierit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular, me anë të cilit dyshohet se ushtronin aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme