Monday , December 5 2016
libri-apple

Produkti më i ri nga Apple, kushton 300 dollarë

Kompania “Apple” prezantoi të martën një produkt të ri, një libër 450 faqësh, i cili dokumenton 20 vjet të dizajnit të kësaj kompanie ose me fjalë të tjera një libër plot foto të pajisjeve të “Apple”.

Libri kushton më shumë sesa disa prej pajisjeve që mund të shikoni në të, një çmim marramendës plot 300 dollarësh.

Libri me titull “Designed by Apple in Kalifornia” është i disponueshëm në dy madhësi: 13×16.25 inç dhe 10.20×12.75 inç.

Versioni më i vogël kushton 200 dollarë, ndërsa që të dy janë shitje nga dita e sotme në dyqanet e Apple.

Libri fillon që me krijimin e iMac në 1998 deri te lapsi Apple Pencil në 2015-tën dhe u deshën plot 8 vjet për krijimin e këtij albumi, i cili i dedikohet ekzekutivit legjendar të kompanisë Steve Jobs. (PCWorld Albanian)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *