Sunday , December 11 2016
hajdut-makinash

“Profesionisti” hajdut kapet duke vjedhur tri makina njëherësh.

“Profesionisti” hajdut kapet duke vjedhur tri makina njëherësh. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, ku sipas policisë së këtij qyteti, një 35 vjeçar është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Arrestimi i tij u bë në lagjen nr.1 ë qytetit, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur me ndihmën e një thike, tre automjete të parkuara në këtë lagje.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia ka gjetur disa sende të vjedhura në mjetet e mësipërme, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *