Sunday , December 11 2016
be7

Progres-Raporti/ KE jep rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave

Komisioni Europian ka prezantuar ditën e sotme progres raportin për vendet anëtare të Bashkimit Europian për vitin 2016. Një lajm i mirë vjen për vendin tonë, ku u dha një rekomandim i kushtëzuar për hapjen e negociatave me Bashkimin Europianë

Komisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, deklaroi se Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave, pas miratimit në korrik të reformës në drejtësi.

Hahn vlerësoi punën e bërë për hetimet dhe dënimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prodhimit dhe trafikimit të drogës, duke nënvizuar se puna duhet thelluar më tejë Sipas tij reforma në administratën publike ka vazhduar të zbatohet në mënyrë konsistente.

“Komisioni jep një rekomandim të kushtëzuar Shqipërisë sa i takon hapjes së negociataveë Subjekt i kushtëzimit do të jetë zbatimit të prekshëm në sistemin e drejtësisë, e për ‘Vettingun’ veçanërisht, sa i takon verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëveë Duhet të shohim se do sjellë rezultate gjatë zbatimit në terren”, u shpreh Hahn.

Gjithashtu komisioneri Hahn tha se kërkohet më shumë angazhim nga politika shqiptare dhe se këto politika janë për interesa strategjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *