Wednesday , October 18 2017
Loading...

Projekti për qendrën e qytetit të Elbasanit. Kështu shprehen qytetarët

Rehabilitimi urban i sheshit “Zaranika” dhe bulevardit “Aqif Pasha” që ka nisur nga segmenti i kryqëzimit 1 Maj deri te Ura e Zaranikës është parë si një domosdoshmëri nga qytetarët.

Qytetarët janë shprehur se investimi është shumë i nevojshëm për vet qytetin dhe banorët e tij. Bulevardi “Aqif Pasha” është arteria kryesore në qytet si dhe bulevardi i vetëm i cili shërben edhe si pedonale e qytetit.

Investimi në këtë segment është në vazhdën e rikonstruksioneve për përmirësimin e infrastrukturës në qytetin e Elbasanit. Duke qenë vazhdim i bulevardit “Aqif Pasha”, edhe ky segment do të ketë të njëjtin konfiguracion si ai ekzistues.

Rruga do të zgjerohet në anën veriore dhe jugore duke ruajtur të njëjtën gjerësi që ka bulevardi ekzistues. Projekti parashikon rikonstruksionin total të kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza, po ashtu sistemi aktual i sinjalistikës rrugore do të rikonceptohet dhe rikonstruktohet tërësisht duke u përshtatur me planimetrinë e rrugës./Elbasaninews

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: