Monday , June 25 2018
Loading...

Prokurori i çështjes “Tahiri” kalon vettingun

Vetëm pak pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimin për anëtarin e Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj, një tjetër vendim pozitiv ka ardhur edhe për prokurorin e Krimeve të Rënda, Dritan Prençi, i cili e ka kaluar me sukses vettingun.
Trupa gjykuese e KPK, e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Pamela Qirko dhe Suela Zhegu vendosi konfirmimin e tij në detyrë.
Ndërkohë Dritan Prençi është një nga prokurorët e çështjes “Tahiri”.