Saturday , December 10 2016
14956494_619797694847474_7736371956938834481_n

Promovimi tërheqës i një restoranti: “ju vendosni se sa doni të paguani”

Një restorant kinez ka vendosur një promovim shumë tërheqës: ngrënia e ushqimit që ju pëlqen dhe mund të paguani sa të doni. Në këtë mënyrë promovimi i restorantit i ka kushtuar drejtuesit të tij një humbje prej 13.000 euro në një javë të vetme.

Reklama është subjekti kryesor i tregtisë dhe kjo është mënyra më e mirë për të filluar një biznes, veçanërisht nëse ky është një restorant. Interesante është dhe mënyra e propozimit të këtyre reklamave, të cilat nuk duhet të jenë klasike për të tërhequr sa më shumë njerëz, por në kohën e sotme vlerësohet shumë origjinaliteti i tyre.

Pikërisht duke u nisur nga krijimi i një ideje origjinale dhe shumë tërheqëse drejtuesit e një restoranti në Pekin, kanë shfaqur një promovim, i cili i ka çuar në humbje të mëdha në vetëm një javë.
Ky promovim ishte pikërisht ngrënia e ushqimit që ju pëlqen dhe paguani sa të keni dëshirë.

Këta drejtues kanë vendosur në praktikë këtë ide duke u bazuar në ndershmërinë e klientëve, por që nuk rezultoi e suksesshme. Konsumatorët do të paguanin një çmim të drejtë në lidhje me cilësinë e ushqimit, mendonin ata. Me pak fjalë drejtuesit mendonin se edhe nëse nuk do të nxirrnin fitime, në fillim ata do të tërhiqnin shumë konsumatorë të rinj dhe mund të krijonin grupe njerëzish besnikë, të cilët do të ktheheshin sërish për të ngrënë në restorantin e tyre.

Pikërisht promovimi i restorantit filloi në mënyrën më të mirë, por konsumatorët pasi kanë ngrënë paguan një shumë më të pakët se vlera e ushqimit. Madje disa prej tyre kanë lënë një pagesë, të cilën drejtuesit e kanë menduar si një vlerësim shumë të ulët për ushqimin që ata kishin konsumuar.

Faktikisht promovimi i restorantit nuk zgjati më shumë se një javë, sepse humbjet po shtoheshin duke shkuar në 13.000 euro në fund të një jave të vetme. Kjo reklamë i kushtoi shumë më tepër se ajo që kishin pritur drejtuesit.

Pikërisht kjo humbje ka sjell grindje ndërmjet drejtuesve të restorantit gjë që ka realizuar vetëm mbylljen e tij, citon elbasani plus. Natyrisht prezantimi i kësaj ngjarje bëhet vetëm për t’i treguar pjesës tjetër të botës që nëse dëshirojnë të bëjnë një reklamim të frytshëm duhet të kërkojnë këshilla nga dikush me përvojë dhe duhet të ofrojnë një produkt të ngjashëm me atë të reklamimit.14956494_619797694847474_7736371956938834481_n 15036334_619797668180810_3136147445004314712_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *