Tuesday , December 6 2016
14581422_615880051905905_1626555112857202582_n

Pronar i një kompanie i obligon të gjitha punonjëset e tij që ta puthin para se të fillojnë punën

Një histori e çuditshme vjen këtë herë nga Kina, ku punonjëset femra të një ndërmarrje detyrohen nga pronari i tyre që të kryejnë një veprim aspak të hijshëm. Ky gjest i cilësuar si një lloj mashtrimi duhet të kryhej vetëm për faktin se mund të sillte përmirësimin në marrdhëniet e biznesit.

Kjo histori e pazakontë vjen këtë herë nga Pekini, Kinë, që po të ndodhte në vendin tonë do të sillte shumë trazira dhe mosmarrëveshje.

Këto foto të kapura nga një celular tregojnë pronarin e një kompanie, i cili kishte gjetur një mënyrë të tillë që të gjitha femrat që kishte marr në punë të kryenin një ritual para se të fillonin punë. Ai praktikonte diçka të pazakontë me to dhe kjo nuk ishte gjë tjetër vetëm detyrimi i tyre që të puthnin çdo mëngjes pronarin para se të fillonin punë.

Sipas dëshmive kjo kompani kishte gjysmat e punonjësve burra dhe gjysmat gra, por që trajtimi i veçantë ishte vetëm për femrat. Në mënyrë të qartë këto femra kryenin një veprim të tillë vetëm nga frika e humbjes së punës, por që për to ky ishte një veprim i çuditshëm dhe aspak i kënaqshëm.

Ndërsa pronari i kësaj kompanie është përpjekur të mbrojë veten pas demaskimit që i është bërë. Kështu ai ka thënë që e kishte vënë në praktikë këtë aktivitet jo me qëllime erotike, por më tepër për të përmirësuar marrdhëniet e tij me të punësuarit, siç ndodhte në vende të ndryshme të botës ku pronarët për shembull hanin mëngjes me punonjësit për të pasur marrdhënie të mira, por jo një veprim të tillë siç ndodhte në këtë kompani.

Megjithatë ende nuk dihet si do të përfundojë kjo histori në Kinë edhe pse mendohet se me siguri nuk do të ketë pasoja shuëm të rënda, citon elbasani plus. Sjellja e tij ëhstë shumë e kritikuar dhe jo vetëm, sepse dhe punonjëset janë kritikuar për sjelljen e tyre që janë vënë në “lojë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *