Derbi Elbasani-Turbina ka hapur siparin e kampionatit të kategorisë së parë në “Elbasan Arena”. Në këtë ndeshje veç drejtuesve të ekipeve ishte edhe kryetari i Bashkise Elbasan Qazim Sejdini i shoqëruar edhe nga pronarët e rinj Anglezë.
Gjatë pjesës së parë z.Sejdini është vënë re se bisedonte shpesh herë me pronarët e rinj të klubit Elbasani. Klubi i futbollit Elbasani pritet që të kalojë në pronësi të shoqërisë Angleze në 10 Dhjetor .