Monday , December 5 2016
auto_protesta1479890923

Protesta kundër importit të plehrave, të rinjtë: Të bashkuar kundër plehrave

Një protestë e madhe është lajmëruar të zhvillohet nesër në orën 10:00 para dyerve të Kuvendit, e cila synon të ndalojë ligjin për importin e plehrave në Shqipëri,

Shoqëria civile, Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) ka më se dy javë që ka paralajmëruar dhe nisur përgatitjet për organizimin e kësaj proteste. Por, sot një grup të rinjsh kanë vendosur t’i paraprijnë dhe ta përforcojnë protestën e nesërme.

Mësohet se duke nisur nga mesnata e sotme të rinjtë do ta gdhijnë në dyert e Kuvendit të Shqipërisë ku do të presin deputetët të hyjnë në seancë dhe të dëgjojnë thirrjen e tyre për të mos e rrëzuar dekretin e Presidentit që ia ktheu mbrapsht Kuvendit, Ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve.

Nëpërmjet rrjeteve sociale të rinjtë bëjnë thirrje:

“Sot ora 23:00, një grup djemsh dhe vajzash, do ta gdhijmë para parlamentit, për të mbrojtur Shqipërinë tonë nga plehrat.

Do të jemi të bashkuar për të pritur të nesërmen, ditën finale, kur në Parlament do të votohet pro ose kundër ligjit të importit të plehrave në Shqipëri.

Ashtu si tre vjet më parë kur mbrojtëm vendin nga armët kimike duke e gdhirë, nesër ftoj çdo të ri dhe të re, çdo njeri të lirë dhe të zakonshëm të këtij vendi, të djathtë, të majtë, të qendrës, çdo media të jetë bashkë me ne para Parlamentit.

Kjo është beteja e të gjithëve pa dallim, kjo është finalja e finaleve, ia kemi borxh vetes sonë, familjeve tona, fëmijëve tanë.

Nata do të jetë e gjatë dhe e ftohtë, kështu që merrni batanije me vete dhe të bashkuar si asnjëherë më parë të detyrojmë politikën të votojë kundër plehrave! Me ndihmën e Zotit, të bashkuar kundër plehrave!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *