Saturday , December 10 2016
proteston-pd-ja-e-elbasanit-kerkohet-perfundimi-i-rruges-elbasan-tirane

Proteston PD-ja e Elbasanit, kërkohet përfundimi i rrugës Elbasan – Tiranë

proteston-pd-ja-e-elbasanit-kerkohet-perfundimi-i-rruges-elbasan-tirane

Partia Demokratike e Qarkut të Elbasanit, ditën e sotme ka protestuar për përfundimin e rrugës Elbasan – Tiranë, e cila ende është në proces rregullimi.

Të shtatë krerët e kësaj partie në të gjitha bashkitë e këtij Qarku, kanë dalë në terren për të parë punimet e këtij aksi rrugor.

Duke qenë një nga rrugët më strategjike të vendit, sidomos për Elbasanin që e lidh me kryeqytetin, është kërkuar përfundimi sa më parë i saj.

Ky aks rrugor nisi në kohën kur në pushtet ishin të djathtët, por me ardhjen në pushtet të të majtëve duket sikur punimet u lanë pas dore.

Gjithsesi, sipas te gjitha gjasave rruga do të përfundojë plotësisht gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *