Tuesday , December 6 2016
banoret-ankohen-per-banoret

Prrenjas/Banorët ankohen për banorët. Hedhin mbeturinat në kanalin vaditës

Nisur nga shqetësimet e banorëve të zonës pranë kanalit ujitës në fshatin Katjel për gjendjen e mbetjeve si dhe të plerave te shumta pranë kësaj zone, Elbasani plus rikthen sërisht në qënder të vëmëndjes një problematikë të tillë.

Pavarsisht investimeve të bashkisë Prrenjas në vendosjen e kazanëve të mbeturinave por edhe pastrimit të kanalit ujitës, banorët sërish vijojnë të njëjtin refren, atë të mbushjes së kanalit që  shërben për vaditjen. Vetë banorët shprehen se një situatë e tillë nuk është aspakt normale.

Apeli ështe i qartë jo vetëm për komunitetin, por edhe për institucionet të cilat e kanë në varësi një investim të tillë kaq të rendesishëm në mënyrë që prezenca e tyre të jëtë reale, dhe ndërgjegjësimi i komunitetit të vijojë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *