Wednesday , October 18 2017
Loading...

Prrenjasi destinacioni më i ri turistik. Ja si do të duket qyteti, një oaz i blertë (Video)

Ditën e sotme, kryetarja e Bashkisë Prrenjas, zonja Miranda Rira ishte në qendrën e qytetit për të inspektuar punimet të cilat janë duke u kryer në kuadër të rivitalizimit të qendrës së qytetit. Puna në këtë projekt ka nisur prej dy muajsh dhe vlera e tij kap shifrat e 720 milionë lekësh të vjetër.

Kryebashkiakja e Prrenjasit ka menduar edhe për fushën e futbollit të cilën do ta zhvendosë në pjesën periferike të qytetit. 6.000 metra katrorë do t’i shërbejnë tashmë të gjithë komunitetit për të shëtitur apo edhe për aktivitete të ndryshme.

“Jemi duke inspektuar punimet në qendrën e re të Bashkisë së Prrenjasit. Ky projekt zbatohet në kuadër të rivitalizimit të qendrës së qytetit.
është një projekt me vlerë rreth 72 milionë lekë të rinj.

Ka rreth dy muaj që kanë filluar punimet dhe deri më tani është kryer 25% e punimeve. Qendra e re e qytetit, ose e Bashkisë së Prrenjasit është konceptuar si një oaz i blertë, me hapësira të gjelbra, për brezin e tretë, për fëmijët, për qytetarët dhe ndaj mezi pres që ky projekt të marrë pamjen e tij finale dhe realisht të gjithë banorët ta shijojnë atë si një nga bukuritë e qytetit të Prrenjasit.

Kemi pasur disa diskutime në lidhje me vendin ku kemi përcaktuar qendrën e re të Bashkisë së Prrenjasit. Kjo hapësirë është rreth 6.000 metra katrorë, hapësirë e cila na lejon që ky projekt të jetë i vlerave Europiane edhe pse këtu ka qenë fusha e vjetër sportive për të cilën është menduar të lëvizë në një hapësirë tjetër në pjesën lindore të qytetit.

Për këtë projekt kemi marrë dakordësinë e banorëve dhe të këshillit bashkiak. Gjithashtu vendosëm që fusha e futbollit të zhvendoset në periferi të qytetit, në mënyrë që këto 6.000 metra katrorë t’i shërbejnë edhe komunitetit dhe jo vetëm sportit.

Meqënëse Prrenjasi nuk ka pasur ndonjëherë qendër në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, kjo qendër të shërbejë për të dhënë trajtën e vërtetë të gjitha Bashkisë së madhe të Prrenjasit.
Të gjithë do të kenë mundësinë ku të shëtisin, të relaksohem apo thjesht të pinë një kafe e gjithasht të kenë një qendër për aktivitetet social-kulturore, festa etj”, u shpreh kryetarja e Bashkisë Prrenjas, Miranda Rira.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: