Wednesday , November 13 2019
Loading...

Pse fëmijët mund të bëhen rebelë me nënat e tyre dhe ëngjëj me të tjerët? Mësojeni tani

Fëmija juaj është mjaft i sjellshëm kur është me babin, gjyshen ose kur shkon në kopsht, ose kënd lojërash. Mirëpo, sa dëgjon zërin e nënës fillon dhe bëhet rebel. Pse ndodh kjo gjë? Fëmijët që kanë tendencën të mos dëgjojnë kur nëna e tyre është pranë, kanë arsyet e veta. Mirëpo, cilat janë këto arsye? Mësoni se çfarë thonë ekspertët:

Një çoroditje në sjellje është një formë komunikimi “Kam nevojë për ty mam”

Nëse fëmija juaj nuk flet ende, është shumë e natyrshme që ata të përpiqen të tërheqin vëmendjen tuaj në çdo mënyrë. Për fëmijët, nëna është burimi për plotësimin e nevojave të tyre themelore: për ushqim, siguri, prandaj ata bëhen më emocionalë kur nëna është pranë.

Ja se si një ekspert për prindërimin dhe arsimin, Dr. Ann Corwin, e shpjegon këtë fenomen:

“Nënat simbolizojnë nevojat për fëmijët dhe biologjikisht, fëmijët e lidhin nevojën për ushqim dhe mbijetesë me nënën e tyre. Kjo është arsyeja pse fëmijët do të përshkallëzojnë sjelljen e tyre për të marrë vëmendjen nga nëna e tyre në çfarëdo mënyre që munden. Baballarët, nga ana tjetër, simbolizojnë besimin dhe lojërat. Kështu që fëmijët nuk do të jenë aq të dëshpëruar për atë vëmendje kritike nga baballarët e tyre, pasi nuk është një lidhje për mbijetesë”.

Ju jeni zona e rehatisë së fëmijës tuaj

Fëmijët nuk kanë tendencë të tregojnë gjithë gamën e tyre të emocioneve me njerëzit që nuk u besojnë. Nëse mendoni se fëmija e ruan më të keqen për nënën, kjo nuk është e vërtetë. Ata ju “nderojnë” me sjelljen jo shumë të mirë, pasi kjo është mënyra për t’ju treguar se ata ju besojnë dhe ndihen të sigurt kur ju jeni pranë tyre