Monday , December 5 2016
dentist

Punonte si dentist pa diplomë, pranga turkut

Një shtetas turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, është arrestuar ditën e djeshme nga policia e Vlorës.

Shtetasi Yuksel Uzer, 47 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Vlorë, u vu në pranga nga policia shqiptare, pasi autoritetet e drejtësisë turke kishin lëshuar ndaj tij një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Më dhjetor të vitit 2012, Gjykata e Shkallës së Parë në Karapinar Turqi, e kishte dënuar Uzer me 2 vite e 6 muaj burg.

Yuksel Uzer akuzohet për kryerjen e veprës penale të ushtrimit të profesionit të dentistit pa patur dokument diplomimi brenda shtetit turk.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *