Friday , August 18 2017

Pushohet nga puna pas 27 vjetësh përvojë, përfundon në spital mësuesja nga Librazhdi

Një mësuese me përvojë 27 vjeçare në fushën e arsimit ka përfunduar në spitalin e Librazhdit në gjendje të rëndë për shëndetin.

Sipas burimeve nga shkolla 9 vjeçare në Qukës, Manushaqe Balliu është pushuar nga puna, por kur ajo kërkoi shkresën për motivacionin, e nxorrën forcërisht jashtë godinës.  Balliut i ra të fikët dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Mjekët thanë se është jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e saj shëndetësore nuk është mirë. /ABCNews/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: