Friday , September 22 2017
Loading...

QBNF Elbasan përshëndet marrëveshjen pozitë – opozitë

Bisedimet për më se tetë orë midis kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha përgjatë dy ditëve përfunduan dje me një marrëveshje të gjerë politike, ku përmes saj opozita përfiton gjysmën e qeverisë.

Pas marrëveshjes ndërmjet mazhorancës dhe opozitës për krijimin e një qeverie teknike ka reaguar edhe Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan me anë të një statusi në rrjetin social facebook.

“QBNF ka ndjekur me interes dhe shqetësim situatën politike në vend gjatë këtyre muajve të fundit që sollën edhe mosmarveshjet e shumta politike midis opozitës dhe Qeverisë duke çuar në thellimin e krizës së komunikimit mes tyre dhe krijimin e një ngërçi tepër të koklavitur për mbarvajtjen e jetës politike dhe institucionale në vend.
Kësisoj, ndjehet tepër e lehtësuar dhe përshëndet me kënaqësi Marrveshjen e dy krerëve të forcave kryesore në vend që sollën zgjidhjen përfundimtare të këtij ngërçi të stërgjatur duke kthyer vendin në normalitet kushtetues dhe mbarvajtje institucionale të dëshiruara nga të gjithë, si dhe përgatitjen e terrenit për zgjedhje të lira e të ndershme.
Gjithashtu gjejmë rastin të falenderojmë Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë që u bëri thirrje, të shoqëruara me Lutje pak ditë më parë, udhëheqësve tanë politike, që të përdornin format dhe mjetet e duhura e paqësore të komunikimit për të gjetur konsensusin e nevojshëm për të zgjidhur sa më parë krizën në vend.
Urojmë e shpresojmë që urtia popullore të mbizotërojë në atdheun tonë.”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: