Sunday , December 11 2016
martire

QBNF simpozium në nder të klerikëve:“Martirët e besimeve dëshmi atdhedashurie”

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan ka përkujtuar klerikët që kanë dhënë jetën për Shqipërinë dhe lirinë e saj. Të pranishëm në këtë simpozium ishin drejtues të pushtetit lokal si dhe përfaqësues të Ambasadës së ShBA dhe OSBE në Shqipëri. Kordinatori i Qendrës Ndërfetare Elbasan Sokol Lulgjuraj tha se “jemi këtu për të kujtuar të gjithë ata martirë, të cilët u pushkatuan,  persukutuan e u përndoqën për vite me radhë”.

Drejtuesit e pushtetit lokal vlerësuan kontributin e klerikeve gjatë luftës çlirimtare dhe më pas në diktaturë. Vlerësim për klerët e martirizuar përcolli edhe deputetja Evis kushi.

Përfaqësuesi i OSBE në Shqipëri Adrian Nessen  tha se “une e di shumë mirë se çfarë do të thotë, sepse vij nga një familje dëshmorësh. Është shumë e rëndësishme-tha ai-që t’i kujtojmë të gjithë ata që kanë dhënë jetën për Shqipërinë, dhe këtë t’ua përcjellim brezave më të rinj si një vlerë e çmuar e historisë”.

Drejtuesit e komuniteteve fetare në Elbasan, gjatë diskutimeve të tyre, sollën raste konkrete të persukutimit të klerikëve fetarë gjatë luftës çlirimtare dhe pas vendosjes së regjimit komunist.

Simpoziumi “Martirët e besimeve, dëshmi atdhedashurie” ishte në nder të të gjithë atyre klerikëve që ndër vite pësuan tortura dhe keqtrajtime nga më çnjerëzorte, por që asnjëherë nuk e humbën besimin në zot dhe shpresën për një Shqipëri të lirë.

martir martire martiret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *