Saturday , March 23 2019
Loading...

Qëllohet dy herë me armë në gjoks një person

Një 53-vjeçar është qëlluar më armë zjarri dy herë në gjoks mbrëmjen e sotme. I plagosuri është me inicialet E.F. ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15 minuta.

Gazetari i Report Tv në Fier, Kristaq Thano raporton se pavarësisht plagëve, 53-vjeçari ka shkuar vetë me makinën e tij në spital.

Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.